Ndeshja ne mes Vllaznise dhe Teutes qe do te luhet pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte me e rendesishmja e javes se 31-te te Kategorise Superiore.

Si e tille, edhe Federata Shqiptare e Futbollit e ka vletesuar maksimalisht duke sjelle ne Shkoder nje nga arbitrat e saj me te mire, pikerisht njerin nga ato me stemen e FIFA-s.

Takimi i sotem do te drejtohet nga lezhjani Eldorian Hamiti, nderkohe qe asistente te tij do te jene Denis Rexha dhe Egin Doda te kolegjiumit te Tiranes. Edhe arbitri i katert do te jete po nga Kryeqyteti, Rejdi Avdo.

Ndeshja do te kete gjashte arbitra dhe te linjes do te jene Kridens Meta dhe Blerim Ziri. Vezhgues i arbitrave eshte Sokol Çekaj ndersa delegat i Federates eshte Besnik Çela./Shkodra-Sport.Com/