Barazimi i arritur pasditen e së mërkurës në “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Partizanit ka marrë vëmendjen e duhur në faqet e para të shtypit të sotëm sportiv.

Diku shkruhet se “Partizani ndalet”, diku tjetër “Vllaznia tremb Partizanin”, por në fakt me këtë rezultat duket se të dyja skuadrat kanë dalë të kënaqura nga fusha e lojës.

Në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titullin e madh: “Vllaznia tremb Partizanin, sherr për 1 pikë në Vlorë”.

Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Shah në Shkodër, në fund një pikë kënaq të gjithë”.

Por për më tepër, lexoni më poshtë faqet e para të plota të këtyre gazetave të ditës së sotme: