Kuqeblutë sot kanë marrë një pikë dhe i janë gëzuar asaj sepse në fund të fundit treguan edhe njëherë tjetër se po bëhen të pathyeshëm.

Megjithatë trajneri Gjoka e ka përmendur edhe pas ndeshjes sepse nuk ka kohë për kënaqësi ngaqë ekipit i mungojnë pikët.

Në fakt ka të drejtë. Mjafton të krahasojmë ecurinë e Vllaznisë aktuale me atë të një sezoni më parë dhe konstaton se në të njëjtën periudhë të kampionatit, skuadra ka 4 pikë më pak.

Nëse pas javës së 25-të vjet kuqeblutë kishin grumbulluar 31 pikë dhe mbanin vendin e gjashtë në atë moment, sot me 27 pikë mbajnë të tetin.

Padyshim që ky është treguesi më i mirë i gjendjes aktuale të skuadrës dhe të mos harrojmë se vjet Vllaznia kishet poshtë vetes në renditje ekipe si Tirana, Teuta, Flamurtari, Laçi e Korabi.

Ndërkohë që sivjet, përveç Lushnjës që thuajse i ka dhënë lamtumirën Superligës, vetëm Teuta është ajo që i rivalizon për mosrënien nga kategoria./shkodrasport.com/