Futbollisti me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe Mario Mitaj ka fituar “terren” gjithnje e me shume tek Lokomotiva e Moskes dhe ne ndeshjet e fundit eshte shnderruar ne nje titullar te padiskutueshem ne formacionin e saj.

Kjo do te thote se 20 vjeçari i ka lene pas veshtiresite e ambjentimit ne filim tek kjo skuader dhe futbolli i ketij vendi dhe tashme çdo gje po shkon ashtu siç ai e kishte menduar.

Ne javet e fundit, Mitaj ka luajtur 90 minuta ne formacion duke kontribuar edhe ne tre fitoret rradhazi te Lokomotives dhe ajo qe i ka gezuar me shume te gjithe padyshim qe ka qene fitorja 4-2 ne derbin ndaj Dinamos se MOskes.

Per mbrojtesin e majte shqiptar e rendesishme eshte te luaje sa me shume dhe te tregoje ato vlera per te cilat ne fakt edhe drejtuesit e klubit rus kane paguar shumen prej 3 milione eurosh per ta marre nga AEK i Athines veren e kaluar.

Sakaq, pas pak ditesh Mario Mitaj do t’i bashkohet kombetares shqiptare ne grumbullimin e saj per dy ndeshjet eliminatore qe ajo do te zhvilloje ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe sepse eshte perfshire ne te nga ana e trajnerit Silvinjo./SHKODRA-SPORT.COM/