Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur dhe bërë publike mëngjesin e sotëm emrat e arbitrave që do të drejtojnë tetë ndeshjet e sotme të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Sigurisht që shkodranëve u intereson se kush do të jetë njeriu që do të vendosë drejtësi në sfidën Vllaznia- Tirana e cila do të nisë në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Për këtë ndeshje, institucioni i futbollit shqiptar ka përzgjedhur arbitrin më të mirë të saj, atë që mban stemën e FIFA-s Enea Jorgji.

Elbasanasi do të ndihmohet nga asistentët e tij Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti ndërsa arbitër i katërt do të jetë lezhjani Eldorian Hamiti. Në ndeshjet e sotme ndërkohë bie në sy treshja shkodrane e përbërë nga Indrit Myrtja, Melis Dervishi dhe Fisnik Thorja që do të arbitrojë ndeshjen Laçi- Lushnja.

© shkodrasport.com

????????????????????????????????????