Teksa tematika më e nxehtë në vend janë zgjedhjet vendore, futbolli nuk ka sesi të mos jetë i lidhur ngushtë me politikën. Sidomos në vendin tonë ku shumë prej ekipeve sportive administrohen nga bashkitë.

Në Bashkinë Shkodër doli një rezultat historik teksa për herë të parë Partia Socialiste fiton zgjedhjet. Kandidati Benet Beci mposhti kundërshtarin e tij politik dhe kryetarin aktual, Bardh Spahia.

Sigurisht, në Shkodër, klubi i futbollit Vllaznia është një aset i qytetit dhe nuk ka sesi të mos jetë në vëmendje të kryebashkiakut. Presidenti i klubit, Alban Xhaferi reagoi në rrjete sociale ndërsa rradhën duket se e merr ish-lojtari i kuqebluve, Skerdi Bejzade.

Në një postim në rrjetet sociale, Bejzade ironizon në koment teksa shkruan: “Rëndësi ka që fitoj Beneti i PS. Tashti Vllaznia vitin tjeter bohet 3D e do t’i sulmoje ekipet nga te gjitha anet.”/newsport/