Zgjedhjet per Bashkine Puke kane sjelle sot ndryshimin ne postin e kreut te saj teksa pas votimeve te bera, populli pukjan i ka dhene besimin Rrok Dodajt per ta drejtuar per kater vitet e ardhshme. Ne kete kontekst, ai njekohesisht nga sot e tutje do te mbaje edhe postin e presidentit te KF Terbunit, post qe deri tani e ka mbajtur kryebashkiaku aktual Gjon Gjonaj.

Kryetari i ri gjate gjithe fushates se tij, eshte ndalur jo pak edhe tek futbolli duke akuzuar drejtuesit e klubit per shperdorimet e bera dhe shume gjera te tjera. Nje gje e tille te jep shprese se Terbuni do te ngrihet shume shpejt. Ky besim eshte shfaqur edhe tek tifozet e kesaj skuadre qe ne faqen e tyre shkruajne:

“Zyrtarisht sot ne si tifozë të ekipit tonë të zemres KF Tërbuni Pukë mësuam se për sezonin e ardhshëm dhe të pakten katër vite do të kemi president z. Rrok Dodaj, duke i uruar suksese dhe duke shpresuar se do ta riktheje ekipin tonë të zemres aty ku e meriton. Një falenderim gjithsesi shkon dhe për z. Gjon Gjonaj i cili dha kontributin e tij për ekipin tonë ndonse për hir të së vërtetës gjatë këtyre tetë viteve Tërbuni ka pasur luhatje nga sezoni në sezon duke zbritur dhe ngjitur nga kategoria e dytë në të paren dhe anasjelltas.

Pikëpyetje të mëdha ka për çështjen e apelimit në CAS që po pregatitej dosja me të gjitha faktet për të kërkuar drejtësinë në Lozanë të Zvicres nuk dihet nëse do të ndjeket si çështje apo jo por ne si tifozë përsëri ju bëjmë thirrje të gjithëve që të ndiqet dhe mos të lihet në mes pasi e gjithë Shqipëria e shikoj sesi ne u ndëshkuam padrejtësisht. Madje dhe vetë z. Dodaj para se të fitonte zgjedhjet ka qënë totalisht kundër çdo lloj vendimi të marrë nga federata.

Këtë lloj maskarlliku që na e ka bërë Armand Duka bashkë me kamikazin Stolaj nuk mund të harrohet sa të jetë jeta. Nuk duhet ta lidhim futbollin kurrsesi me politikë pasi TËRBUNI është ka qënë dhe do jetë gjithmonë i PUKJANËVE prandaj kurrsesi nuk mund të pajtohemi me këtë vendim absurd dhe ta nisim sezon e ri dhe një herë nga kategoria e dytë. Një premtim mjaft shpresdhënës z. Dodaj ju ka dhënë tifozëve duke deklaruar që:

Ne do të angazhohemi se do rikthejmë organizimin e KF TËRBUNI PUKË si shoqëri aksionere, përmes ankandit të hapur, ku do ftohen të jenë aksionerë biznesmenë pukjanë, të cilët janë të lidhur me ekipin dhe kanë përvojë menaxheriale në këtë fushë. Ne do rikthejmë KF Tërbunin në vendin që meriton, ne do i japim futbolldashësve pukjanë ekipin e krenarisë së tyre.

KF TËRBUNI PUKË MBI TË GJITHË. Dy ngjyra, një emër, TËRBUN të kam në zemër”.