Vllaznia U13 ka marrë barazimin e rradhës 0-0, në ndeshjen e kampionatit, atë të luajtur pasditën e sotme në kompleksin “Zmijani”.

Përballë saj ka qenë ekipi i Shkodrës dhe takimi ka qenë shumë interesant, për vetë faktin se janë dy ekipe të Shkodrës dhe mund të konsiderohet edhe një ndeshje “derbi” për këto dy skuadra.

Pavarësisht rasteve të të dy ekipeve, si në pjesën e parë, ashtu edhe në pjesën e dytë, nuk ka patur gol dhe ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura.

I gjithë takimi “derbi”, në mes Shkodrës dhe Vllaznisë, përfundimisht është mbyllur në barazim 0-0 dhe të dy ekipet kanë ndarë nga një pikë. Pas kësaj ndeshjeje, Vllaznia qëndron në vendin e shtatë me 10 pikë dhe Shkodra në vendin e gjashtë të renditjes, me 20 pikë.
Maringlen ZHIVANI