Këtë fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së tetë të kampionatit kombëtar të Superiores për grupmoshën U-13. Në këto ndeshje, Vllaznia U-13 ka pësuar një tjetër humbje në këtë kampionat.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ende nuk po del në lojërat e saj dhe tek rezultatet pozitive. Edhe këtë fundjavë, ajo është mundur me shifrat 1-2 nga ekipi i Internacional Tiranës, në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Golin e vetëm për shkodranët e ka shënuar futbollisti Lekaj në pjesën e parë, por që në fund nuk vlejti për ekipin e tij.

Kështu, pas tetë javësh kampionat, ekipi i Vllaznia U-13 ka arritur të grumbullojë vetëm pesë pikë, teksa shkodranët kanë edhe një përballje të pa luajtur akoma. Megjithatë, në ndeshjet e ardhshme, padyshim që pritet kthesa e këtij ekipi, sepse elementin e ka. /Maringlen ZHIVANI/

U-13: Vllaznia-Internacional Tirana 1-2

Goli për Vllaznia U-13: Lekaj

Formacioni i Vllaznia U-13: Mukuri, Fjerçe, Golemi, Bishaj, Delaj, Luka, Shabi, Lekaj, Brahimi Tr: Brikeno Bizi