Skuadra e Vllaznia U-14 e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën në kampionatin e ri, teksa u mposht 0-1 nga SH.F Pepa në debutimin sezonal në kampionat. Ndeshja është luajtur mesditën e sotme në orën 12:00 në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në këtë ndeshje, trajneri Parmeza aktivizoi futbollistët më të mirë të mundshëm që kishte në dispozicion në përballjen e parë të kampionatit të ri. Pjesa e parë është dominuar përgjithësisht nga shkodranët, që kanë krijuar shumë volum loje, por pa konkretizuar dot. Megjithatë, pjesa e parë është mbyllur 0-0.

Në të dytën, ka disa ndryshime në formacion tek rradhët e Vllaznisë, por pa arritur sërish të shënojnë dot. Në pjesën e dytë, më konkretisht në minutën e 57-të, të dy ekipet kanë mbetur me 10-futbollistë, pasi Krymbi për Vllazninë dhe Zoto për SH.F Pepa janë ndëshkuar me kartonë të kuq.

Kur pritej goli i shkodranëve, në minutat e fundit të ndeshjes, ka ardhur një gabim i Vllaznia U-14 dhe për rrjedhojë, kanë përfituar miqtë e SH.F Pepa, duke shënuar me anë të Ruçit. Kështu, ky gol i ka dhënë fitoren ekipit të SH.F Pepa dhe e gjithë ndeshja është mbyllur në këtë mënyrë, me rezultatin 0-1. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia U-14: Jeraj, Ramaj, Krymbi, P. Lulaj, Kraja, Begaj, Selimi, Hoxha, Dautovi, E. Lulaj, Ramçaj (u aktivizuan: Ndoj, Thana, Jukaj, Lisaj, Troshani) Tr: Arben Parmeza