Kategoria Superiore për moshat U-15, luajti ditën e sotme ndeshjet e javës së 21-të. Kështu, Vllaznia U15 ka shkëlqyer ndaj Akademisë së Futbollit dhe ka marrë vendin e parë në renditje, duke ndërruar pozicionet me Akademinë e Futbollit, që tashmë është në ndjekje të Vllaznisë kryesuese.

Kuqeblutë e vegjël e mbyllën historinë e ndeshjes që në pjesën e parë, kur shënuan tre gola të shpejtë. Në minutën e 2-të, ishte Hotaj që kaloi në avantazh Vllaznisë. Akademia e Futbollit u mundua të reagonte, por ishte sërish ekipi kuqeblu që shënoi. Në minutën e 24-të, Smakaj goditi dhe dyfishoi shifrat për Vllazninë.

Në fundin e pjesës së parë, ishte sërish Smakaj që realizoi golin e tretë dhe të sigurisë për Vllazninë. Megjithatë në pjesën e dytë, Akademia e Futbollit nuk u dorëzua dhe Beci rihapi takimin në minutën e 63-të. 

Pas 9 minutash, golin e fundit të ndeshjes mendoi që ta shënonte sërish Beci, duke bërë që rezultati të ngushtohet së tepërmi, por gjithçka përfundoi me shifrat 3-2 për kuqeblutë, që ndodhen në vend të parë pas 21 javësh kampionat. Diferenca me ndjekësit e Akademisë së Futbollit është vetëm një pikë.

Maringlen ZHIVANI