Vllaznia U15 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, madje kete here te thelle ne shifrat 4-0 ne “derbin” me Basanian. Ky ka qene verdikti i ndeshjes se luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi ka dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj ekipit kundershtar dhe çdo gje e ka zgjidhur qe ne pjesen e pare te ndeshjes.
Ka qene futbollisti Jonis Volumi ai qe ka zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 14-te, nderkohe qe per te dyfishuar shifrat do te mendonte Seralb Hotaj.
Goli i trete do te mbante per autor futbollistin Egzon Ivziku ndersa i katerti eshte shenuar nga mbrojtesi Erigestino Pepnikaj. Nderkohe Basania ka patur mundesi qe te ngushtoje shifrat e rezultatit por nje 11-metersh i dhene ne favorin e saj nuk eshte shnderruar ne gol.
Gjuajtja e futbollistit Orges Spahija eshte pritur nga portieri Alevio Ndoj. Perfundimisht 4-0 per Vllaznia U15 qe me kete fitore mban vendin e trete ne renditje me 22 pike duke qene vetem nje pike larg Shenkollit dhe Akademise se Futbollit qe kryesojne me 23 pike./SHKODRA-SPORT.COM/