Vllaznia U-15 ka pësuar një humbje mesditën e sotme, teksa ajo është mundur me rezultatin e thellë 5-0 nga ekipi i Akademisë së Futbollit, në ndeshjen e luajtur në fushën e Qendrës Kombëtare Sportive në Kamëz. Kjo është humbja e parë që ekipi shkodran i 15-vjeçarëve pëson në këtë kampionat.

Ndeshja është dominuar në të gjitha drejtimet nga Akademia e Futbollit, teksa duhet thënë se kuqeblutë e trajnerit Hasani, nuk kanë qenë në një ditë të mirë. Ata kanë pësuar pesë gola njëri pas tjetrit dhe kështu çdo gjë është vështirësuar për ta pak nga pak.

Pas kësaj humbjeje, Vllaznia U-15 renditet në vendin e pestë me vetëm tre pikë pas javës së dytë të kampionatit. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia U-15: Mehmeti, Hebovija, Geci, Valikaj, I. Fusha, F. Fusha, Prendi, Shurbani, Vukaj, Kthupi, Seferaj (u aktivizuan: Ndoj, Jubani) Tr: Fatjon Hasani