Pas barazimit javen e kaluar ne Laç, Vllaznia U15 ka siguruar mesditen e sotme fitoren e pare ne kampionat.
Ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, skuadra e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ndaj Brians.
Loja eshte dominuar nga kuqeblute te cilet kane shenuar ne pjesen e pare me ane te futbollistit Riad Fangaj. Po gjate kesaj pjese ka ardhur edhe goli i dyte shenuar nga sulmuesi Nebi Qokthi.
Ne pjesen e dyte nderkohe ka ardhur edhe goli i trete qe ka patur per autor futbollistin Gerald Kubazi dhe me kete gol do te mbyllej ndeshja me fitoren e paster te Vllaznia U15.
Ky ekip ka ne perberje te tij disa lojtare vertete interesante dhe per kete arsye pritet qe ai te jete nder me te miret e kampionatit te sivjetem./SHKODRA-SPORT.COM/