Dita e shtunë, rezervon një përballje spektakolare, siç është ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës. Në lidhje më këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka folur gazetari i sportit, Gasper Marku. Ky i fundit u shpreh se fitorja ndaj Tiranës, për shkodranët vlen më shumë se 3 pikë.

Pak më parë, mu kujtua ndeshja e para 5 viteve, kur Vllaznia dhe Tirana luanin për mbijetesën. Stadiumi ishte plot dhe nuk mendoj se do të jetë ndonjëherë aq plot. Ato momente na rikthehen në vëmendje. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme. Duke parë Tiranën në krye dhe Vllazninë në vendin e katërt, atmosfera në kampion kuqeblu ka rënë pak.

Ka një organizim maksimal nga tifozët për ndeshjen e nesërme. Me një fitore të Vllaznisë nesër, mund të rihapet kampionati. Një fitore ndaj Tiranës, është më shumë se 3 pikë për tifozët e Vllaznisë.

Nuk ka shumë diskutim, nëse Vllaznia bën futbollin më të bukur në Shqipëri. Edhe ndeshjen e kaluar me Tiranën, Vllaznia dhuroi spektakël. Nuk ia vlen ta diskutojmë nëse Vllaznia bën futbollin më të bukur.

Ka pasur edhe episode, ku arbitrat kanë qenë përcaktues. Shpresoj të mos ndodhë kështu edhe nesër. Me një fitore ndaj Tiranës, mund të rihapet kampionati. Tani nuk ka më presion, sepse thuhet që Vllaznia luan për Europë. Vllaznia e sezonit të kaluar ka qenë më e bukur në çdo drejtim.