Vllaznia U15 nuk ia arrin te perserise sukesin e ekipit te 17 vjeçareve e te shpallet kampion i Shqiperise per kete sezon. Ne ndeshjen finale, ajo eshte mundur me rezultatin 1-0 nga Akademia e Futbollit.
Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv “Internacional” te kryeqytetit dhe eshte shoqeruar me nje rivalitet te forte nga te dy ekipet. Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ka dhuruar gol.
I njejti rivalitet edhe ne pjesen e dyte, por ne minuten e 61-te do te ishte Rifa ai qe do te shenonte per Akademine te vetmin gol te kesaj ndeshje qe i dha edhe kupen ekipit te tij.
Shkodranet nderkohe u munduan te reagojne, krijuan disa raste shenimi, por nuk ia dolen dhe ne fund ka qene Akademia e Futbollit qe i eshte gezuar fitores 1-0 dhe njekohesisht edhe titullit kampion per sezonin 2021-2022.
Pavaresisht humbjes, Vllaznia U15 duhet pergezuar per kampionatin shume te mire qe ka zhvilluar. Trajneri Brikeno Bizi ne ndeshjen e sotme ka luajtur me kete formacion: Mehmeti, Pepnikaj, Gurraj, Kraja, Ivziku, Bizi, Meta, Volumi, Smakaj, Hotaj dhe Prendi. Eshte aktivizuar nderkohe edhe Spahija./SHKODRA-SPORT.COM/