Per dy prej tyre eshte ftesa e dyte brenda pak ditesh dhe padyshim qe kjo gje i ka lumturuar pa mase ate. E kemi fjalen per ftesen per kombetare dhe mbrojtesit e Vllaznise Erdenis Gurishta e Esin Hakaj pas sfides ndaj Arabise Saudite tashme do te jene te ftuar edhe per miqesoren ndaj Katarit.

Perpos tyre, kete here kete shans do ta kete edhe mesfushori Herald Marku dhe natyrisht qe tashme dhe ai do te kerkoje te luaje qofte edhe nje minute me fanellen kuqezi ne sfiden e dates 9 nentor.

Nga ana tjeter, edhe vete klubi i futbollit Vllaznia eshte shprehur i kenaqur me grumbullimin e ketyre lojtareve ne kombetare dhe u ka uruar permes faqes zyrtare nje prezantim sa me dinjitoz.

“3 LOJTARË TË VLLAZNISË PJESË E EKIPIT KOMBËTAR

Erdenis Gurishta, Esin Hakaj dhe Herald Marku janë futbollistët e Vllaznisë të cilët janë përzgjedhur në seleksionin kuqezi të ekipit tonë kombëtar për përballjen miqësore ndaj Katarit që do të zhvillohet në 9 nëntor në Spanjë.

KF Vllaznia i uron Erdenis Gurishtës, Esin Hakajt dhe Herald Markut një përfaqësim sa më dinjitoz me fanelën kuqezi!