Vllaznia U17 në futboll për femra vazhdon të fitojë në kampionat dhe të ecë e sigurtë drejt titullit kampion të rradhës. Vajzat kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Paula Jaku kanë fituar mesditën e sotme me rezultatin e thellë 13-0 ndaj ekipit të Teutës.
Takimi mes tyre është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ka patur si protagoniste vetëm vendaset të cilat kanë dominuar nga minuta e parë dhe deri tek e fundit.
Në pjesën e parë ato kanë shënuar 4 gola me autore futbollistet Ecrin Ileri që ka shënuar një tregolësh ndërsa tjetri ka patur për autore Aldisa Kronajn. Në pjesën e dytë ndërkohë janë shënuar edhe 9 gola të tjerë që kanë kompletuar fitoren e thellë të Vllaznia U17.
Ileri ka shënuar edhe dy gola të tjerë duke e çuar në pesë numrin e tyre në këtë ndeshje, e po ashtu edhe Kronaj ka shënuar një gol tjetër ndërsa autoret e tjera kanë qenë Megi Faslija, Eglisa Hardhija, Jylisa Kolekaj, Drilona Mataj dhe Egla Hoxha.
Përfundimisht 13-0 për Vllaznia U17 që me fitoren e sotme është ngjitur në kuotën e 16 pikëve dhe vijon të kryesojë renditjen e kampionatit, duke qenë e vendosur për ta fituar edhe këtë sezon titullin kampion.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


