Vllaznia U17 rikthehet tek fitorja ne kampionat. Paraditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 2-0 ne Fier ndaj Apolonise me dy gola te shenuar ne pjesen e dyte nga futbollistet Orges Spahija dhe Aldo Medha.
Djemte e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku kane bere autokritike per humbjen e javes se kaluar ndaj Skenderbeut dhe sot kane bere nje ndeshje te mire duke qene dominues ne fushe. Ne pjesen e pare, pavaresisht rasteve te krijuara nuk ka patur gol dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat 0-0.
Krejt ndryshe ne te dyten, kur presioni eshte shtuar dhe duhej te vinte minuta e 60-te kur Spahija te shenonte dhe te zhbllokonte rezultatin. Nje minute me vone Ivziku do te merrte kartonin e dyte te verdhe dhe me pas te kuqin, por kjo nuk do te ndikonte tek skuadra.
Tete minuta me vone do te shenonte dhe Medha qe do te vuloste fitoren e kuqebluve.Perfundimisht 2-0 per ekipin shkodran. Pas javes se 5-te te kampionatit, Vllaznia U17 eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve dhe mban vendin e peste ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/
APOLONIA U17- VLLAZNIA U17 0-2
Golat: Spahija ’60, Medha ’68
VLLAZNIA U17: Gerbeti, Bushaj, Hotaj, Lilo, Kraja, Ymeraj, Ivziku, Nikaj, Medha, Prendi, Kapllanaj. Trajner Ersi Çaku. U aktivizuan edhe Bushati, Lleshi e Spahija.