Vllaznia U17 ka marre te dyten fitore ne kampionat dhe vazhdon te jete nje nga ekipet me te mira te tij pas tre javeve te para. Kuptohet qe eshte ende heret per te percaktuar skuadrat pretendente, por ajo pritet te jete njera prej tyre.
Paraditen e sotme ekipi shkodran ka luajtur ne Kamez ndaj Shkendise se Tiranes, ndaj te ciles ka fituar me rezultatin e thelle 5-0.
Ne pjesen e para ka qene fillimisht futbollisti Riad Fangaj qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 40-te ndersa tre minuta me vone do te ishte Kevin Dodaj qe do te dyfishonte shifrat dhe me kete gol do te mbyllej kjo pjese.
Ne fillimin e se dytes do te ishte Gerald Kubazi qe do te shenonte golin e trete ne minuten e 52-te, ndersa i katerti do te kishte per autor futbollistin Markelian Guri ne minuten e 69-te.
Per te mbyllur ndeshjen do te mendonte Ersi Zaganjori qe 9 minuta pa vershellyer arbitri per perfundimin e saj, do te shenonte golin e peste dhe te fundit te ndeshjes qe do te siglonte fitoren e thelle te kuqebluve 5-0.