Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U17 me 10 vetë mund 2-1 Internacional dhe kualifikohet në çerekfinale...

Vllaznia U17 me 10 vetë mund 2-1 Internacional dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës

Ndonëse me 10 vetë për disa minuta, Vllaznia U17 ia ka dalë që të fitojë ndaj Internacional dhe të kualifkohet për në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi kanë fituar 2-1 në një ndeshje shumë të luftuar që ka patur brenda saj edhe shumë kartona, madje edhe të kuq.

Duhet thënë se kanë qenë tiranasit e “Inernacional” që shënuan të parët me anë të Nergutit në minutën e 12-të. Një gol disi i papritur që i gjeti edhe të papërgatitur shkodranët megjithatë ata ditën të reagojnë.

Loja është e fortë dhe ka edhe kartona, madje më të shumtë ata janë për këta të fundit teksa ndëshkohen njëri pas tjetrit me të verdha Muliu, Sufaj e Tinaj. Por në minutën e 36-të do të ishte Paloka ai që do të shënonte golin e barazimit.

Tre minuta më vonë, Vllaznia do të fitonte një 11-metërsh të cilin do ta kthente në gol Pusi. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë. Në të dytën pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve nuk do të kishte gola të tjerë.

Ndërkohë në minutën e 65-të Tinaj i ekipit shkodran do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, rrjedhimit edhe të kuqin më pas duke lënë skuadrën me një futbollist më pak në fushën e lojës. Por gjithsesi, Vllaznia U17 e ruajti avantazhin duke fituar 2-1 dhe duke u kualifikuar për në çerekfinale të Kupës.

Në turin tjetër, ajo do të ndeshet me Tiranën, ekip që kryeson kampionatin. Kjo e fundit sot fitoi vetëm me 11-metërsha ndaj Akademisë së Futbollit.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments