Ne ndeshjen ndaj Tiranes ka qene nder me te miret ne fushe. Me nderhyrjet e tij shpeshhere vendimtare, i ka dhene siguri skuadres ne repartin e mbrojtjes dhe prandaj ka marre edhe vleresimet e duhura. E kemi fjalen per mbrojtesin Milos Stojanoviç i cili ka dhene edhe nje prononcim pas kesaj ndeshje te fituar 3-1 nga Vllaznia.
“Mendoj se kemi bere nje ndeshje te mire sepse te gjithe lojtaret kane qene mire dhe sipas meje, kjo eshte ndeshja me e mire qe kemi luajtur deri tani. Tirana mbetet Tirane, eshte ekip i mire, por ne besuam ne aftesite tona. Dhame me te miren ne fushe dhe ia dolem ta fitojme kete ndeshje.
Dua te falenderoj edhe tifozet e shumte qe ishin ne kete ndeshje dhe u bej thirrje qe te vijne edhe ne ndeshjet e tjera per te na mbeshtetur. Mund te them se jam me fat qe jam ketu ne Shkoder.
Kam luajtur me pare ne Ballsh dhe Kruje, por e them me plot gojen se ky eshte viti me i mire per mua dhe kjo shihet edhe ne rezultatet e ekipit tone dhe shpresoj qe te ecim deri ne fund keshtu”- ka thene nder te tjera Milos Stojanoviç.
Prononcimin e plote te mbrojtesit serb te Vllaznise, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: