Një fitore, një barazim dhe një humbje është bilanci që Vllaznia U-17 ka rregjistruar deri më tani në pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar që po zhvillohet në Prishtinë me tetë skuadra të ndryshme nga Ballkani. Kështu, Vllaznia U-17, e cila ishte në grupin A me 2-Korrikun, Ballkanin dhe Rabotniçkin, ka garuar deri në fund për të shkuar në finalen e madhe të 18-qershorit.

Megjithatë, kuqeblutë të drejtuar nga trajneri Gilman Lika, edhe pse e nisën mjaft mirë këtë turne, teksa fituan që në ndeshjen e parë me Ballkanin, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5-0, në dy përballjet e tjera u ndalën. Kështu, në ndeshjen e dytë, 17-vjeçarët kuqeblu u ndalën nga Rabotniçki, duke fiksuar rezultatin 1-1 në fund.

Sfida e tretë e Vllaznisë U-17 ishte ndaj 2-Korrikut, e cila ishte mjaft vendimtare për skuadrën që do të shkonte në finale. Kështu në përfundin të ndeshjes, rezultati ishte 2-1 për 2-Korrikun, në një duel që drejtuesit e Vllaznisë kanë patur edhe pretendime në lidhje me gjykimin.

Me këtë rezultat, Vllaznia U-17 nuk arrin dot për të luajtur në finale, teksa sipas rregullores së aktivitetit, ata do të luajnë një ndeshje me Rabotniçkin për vendin e tretë dhe të katërt.

Kështu, në turneun ndërkombëtar që u zhvillua në Prishtinë, kuqeblutë nuk shkuan dot më shumë se një fitore, një barazim dhe një humbje, duke rregjistruar një bilanc jo të pritshëm, pasi pritej trofeu edhe në këtë turne.
Maringlen ZHIVANI