Vllaznia U17 per femra e ka nisur me fitore kampionatin, madje me nje fitore te thelle teksa ka triumfuar me rezultatin 5-0 ndaj Egnatias ne ndeshjen e luajtur mesditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Pergjate gjithe 90 minutave ne fushe kane dominuar vajzat shkodrane qe nuk e kane vene asnjehere ne dyshim fitoren. Madje gjithçka eshte zgjidhur qe ne pjesen e pare.
Fillimisht ka qene futbollistja Lusil Cungu ajo qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit, fillimisht ne minuten e 22-te dhe me pas ne te 28-tin. Per te vijuar pak me vone me golin e trete qe mban firmen e futbollistes Nikoleta Kodra.
Nderkohe Drilona Mataj ne minuten e 33-te do te shenonte edhe golin e katert dhe ne kete menyre kjo pjese e pare eshte mbyllur me rezultatin 4-0. Ne pjesen e dyte ka patur edhe nje tjeter gol me autore futbollisten Egla Hoxha.
Perfundimisht 5-0 dhe Vllaznia U17 ne kete menyre e nis kampionatin me fitore, nderkohe qe ne javen e dyte do te ndeshet ne kryeqytet me ekipin e Tiranes ku padyshim objektiv do te jete fitorja./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA U17- EGNATIA U17 5-0
Golat: Cungu (2), Kodra, Mataj, Hoxha
VLLAZNIA U17: Gjergji, Guri, Lorja, Ara, Hasaj, Cungu, Hoxha, Mataj, Ndoci, Kodra, Hila. U aktivizuan edhe Demaj, Nika, Cukaj, Zefaj e Haxhija.