Vllaznia U17 vazhdon te fitoje ne kampionat. Kete gje e ka bere edhe diten e sotme kur ajo ka fituar me rezultatin 4-1 ne ndeshjen e prapambetur ndaj Laçit. Kjo sfide ka qene e vlefshme per javen e 10-te te kampionatit dhe eshte zhvilluar ne kompleksin sportiv “Zmijani”.
Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 3-te kur futbollisti Rijad Fangaj ka kaluar ne avantazh Vllaznine U17, por pak minuta me vone laçianet do te fitonin te drejten e nje 11-metershi qe u kthye ne gol nga Xeka.
Por pak para fundit te pjeses se pare, Gerald Kubazi do te shenonte serish per ekipin shkodran dhe ky 45 minutesh do te mbyllej ne shifrat 2-1 per Vllaznia U17, raporton shkodrasport.com.
Ne fillimin e se dytes, do te ishte Kevin Dodaj qe me t’u aktivizuar ne fushe, vetem 3 minuta me vone do te shenonte golin e trete, ndersa per te mbyllur ndeshjen do te mendonte serish Kubazi qe do te shenonte edhe te katertin.
Perfundimisht 4-1 per Vllaznia U17. Me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 25 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, por ajo qe bie ne sy eshte numri i madh i golave te shenuar, plot 39 ne 13 ndeshje, pra me nje mesatare prej 3 golash per ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/