Vllaznia U-18 ne basketboll per meshkuj ka arritur te siguroje fitoren e rradhes ne takimin e fundit ne kampionat. Ne ndeshjen e luajtur ndaj Pogradecit ne pallatin e sportit te ketij qytetit, djemte e drejtuar nga trajneret Roland Koka dhe Kristjan Koceku kane fituar me rezultatin 83-67 ndaj ketij kundershtari.

Ne fakt, basketbollistet kuqeblu kane zhvilluar nje ndeshje te mire dhe kane dominuar pothuajse gjithe takimin dhe ne kete menyre, gjithcka eshte mbyllur me fitoren e paster te djemve shkodrane.

Nje kontribut te madh ne kete fitore kane dhene te gjithe basketbollistet, duke filluar nga Kopliku, Mbiara, A. Bajamaj, Piranej, Bushgjokaj, Murrizaj, K. Guri, Dini, A. Guri, Bajamaj dhe Zyle.

Ndeshja e djeshme ndaj Pogradecit ishte e fundit ne kampionat per Vllaznia U-18, teksa tashme ne vijim basketbollistet kuqeblu do te kene perballjet e play-off.

Synimi i ketij ekipi eshte fitimi i titullit kampion, por ne vazhdim Vllaznine U-18 e presin ndeshje te veshtira dhe sigurisht qe ka ende rruge perpara dhe duhet vazhduar ne kete menyre.
Maringlen ZHIVANI