Pas dy fitoreve ne javet e para, Vllaznia U19 eshte ndalur ne nje barazim ne ndeshjen e javes se trete te kampionatit, ate te luajtur mesditen e sotme ne Kamez ndaj Shkendise se Tiranes.

Rezultati i kesaj sfide ne perfundim te saj ka qene 1-1, por shkodranet duhet thene se kane dale te pakenaqur nga ajo çfare kane marre nga ky 90 minutesh.

Per me teper, kane dale te pakenaqur edhe nga arbitrimi i ndeshjes dhe jo me kot, trajneri Sinani por edhe pjestare te tjere te stafit, e kane kontestuar herepashere ate.

Sidomos ne pjesen e dyte, arbitri Shabanaj e ka ndryshuar teresisht menyren e gjykimit ne dem te kuqebluve duke u mohuar dy 11-metersha te paster, por edhe me gabime te tjera ne arbitrim qe kane ndikuar drejteperdrejte ne rezultatin e ndeshjes.

Sa i takon lojes, ka qene Shkendia e Tiranes ajo qe ka kaluar e para ne avantazh ne minuten e 75-te me ane te futbollistit Tabaku, por kjo ka zgjatur vetem dy minuta sepse autogoli i Tragaj ka barazuar gjithçka.

Pas javes se trete te kampionatit, Vllaznia U19 me 7 pike te grumbulluara, kryeson e vetme renditjen duke treguar se do te jete pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/