Vllaznia pret në shtëpi Skënderbeun në orën 13.45, në  takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore.

Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdrariç do ketë në dispozicion të gjithë grupin. Eni Imami dhe Ardit Krymi janë rikthyer nga pezullimet, ndërkohë që edhe Da Silva është rikuperuar nga dëmtimi.

25 vjeçari nuk pritet ta nsië nga minuta e parë pasi nuk i ka të gjitha minutat në këmbë, por shpreson në një aktivizim në pjesën e dytë.

Vllaznia renditet në vendin e parë me 22 pikë, me nisjen e sezonit që ka qënë spektakolare. Në krahun tjetër, Skënderbeu është e parafundit me gjashtë pikë./newsport/