KF Mirdita nuk po kalon një moment të mirë në Kategorinë e Dytë. Skuadra këtë sezon në 7 ndeshje të zhvilluara ka pësuar 7 humbje e madje me rezultate të thella. Në këto javë të luajtura, Mirdita ka pësuar 35 gola dhe ka shënuar vetëm 4 të tillë duke treguar se po kalon mjaft probleme.

 Këtë sezon, skuadra është pa një president dhe mbështetet nga Bashkia, por në faqen zyrtare klubi ka publikuar një status duke kërkuar një sponsor pasi Bashkia nuk I paguan lojtarët, por u paguan vetëm naftën për ndeshjet në transfertë.

Postimi i Mirditës:

Thirrje publike bizneseve në Mirditë!

Mirdita merr pjesë për sezonin e dytë radhazi në kategorinë e dytë. Vitin e parë bëmë një paraqitje dinjitoze deri në fund të kampionatit. Sivjet ekipi është mbledhur thjeshtë për të zhvilluar ndeshje sepse Bashkia Mirditë nuk ka fonde për rroga ndaj lojtarëve apo stafit drejtues.

Nga Bashkia Mirditë lojtarëve u hiqet thjeshtë udhëtimi, ose më saktë nafta asgjë tjetër më shumë. I bëjmë thirrje bizneseve rreth e rrotull të bashkohen bashkë edhe të afrohen tek ekipi i Mirditës në mënyrë që edhe ekipi të bëj paraqitje dinjitoze dhe mos të kemi rezultate negative, siç kemi bërë këto 7 ndeshje nga 8 javë kampionat.

Në 7 ndeshje kemi 7 humbje ku kemi shënuar vetëm 4 gola dhe pësuar 35 të tillë, – 31 gola. Një ecuri shumë negative e ekipit. Bëjmë thirrje dhe njëherë të gjithë bizneseve në MIRDITË ju lutemi të afroheni tek ekipi dhe të financoni ekipin.

Kush është i interesuar t’a bëj jeni të mirëpritur të gjithë pa përjashtim, duke kontaktuar në inbox. Faleminderit!