Napoli luan ditën e sotme në shtëpi kundër skuadrës së Kievos, e cila gjendet në vendin e fundit të kampionatit italian. Sipas mediave italiane, legjionari i Kombëtares tonë, Elseid Hysaj, që është pjesë e Napolit pritet që të mos jetë titullarë.

Vendin e tij do ta marrë mbrojtësi tjetër, Malkuit, i cili do të zëvëndësojë lojtarin shqiptar në të djathtë të mbrojtjes.

Mesa duket Ançeloti nuk kërkon ta nisë këtë sfidë me Hysajn, pasi edhe për të është një sfidë e lehtë në letër. Napoletanët kërkojnë që të mbajnë ritmin e Juventuesit, pasi këta të fundit arritën të fitonin ditën e djeshme me rezultatin 2-0.

Një fitore e mundshme e skuadrës së Napolit do të bënte që diferencat mes tyre dhe Juventusit të shkurtoheshin, pasi momentalisht bardhezinjtë gjendet 9 pikë përpara Napolit, teksa këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Shqipperia.ch/