Vëmendja e bluve është te ndeshja me Burrelin, që luhet të dielën në “Selman Stërmasi”.

Trajneri Nevil Dede ka pasur disa mungesa gjatë kësaj jave, kur veç Indrit Prodanit, janë shtuar edhe dëmtimet e Eni Imamit dhe Patrik Bardhit.

Asnjëri prej tyre nuk ka qenë në stërvitje deri dje dhe me siguri do të mungojnë me Burrelin.

Më shumë punë prish mungesa e Imamit, i cili pritet të zëvendësohet nga Mija ose Ali Samake. Stafi teknik do të vendosë deri të dielën.