Kastrioti në tre sezonet e fundit ka një marrëdhënie të ngushtë me Brazilin. Maja e sulmit krutan është udhëhequr nga brazilianët të cilet kanë marrë ekipin përpara.

Në fillim ishte Devid Da Silva që la përshtypje të mirë në Superiore dhe më pas u transferua në Portugali për tu rikthyer më pas te Tirana.

Në sezonin e fundit ishte Kaina Nunes që shënoi gola me peshë në gjysmën e dytë të sezonit por braziliani ishte në huazim nga Vllaznia që preferoi ta mbante në ekip.Këtë sezon krutanët kanë afruar një tjetër brazilian, Gabriel Morbeck.

25-vjeçari ka luajtur 3 ndeshje me Kastriotin por pa shënuar gol. Gjendja fizike e lojtarit është shumë e mirë dhe stafi ka besim se ai do të çelë samban e tij përballë Vllaznisë të dielën në orën 17:45 në Loro Boriçi.