I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, trajneri Bledar Devolli, analizoi situatën aktuale në Kategorinë Superiore, ku ndër të tjera u shpreh:

“E kam thënë që në janar, kur Vllaznia ishte e shkëputur që do gabojë, siç ka gabuar. Ekipet nuk kanë vazhdimësi. Nuk kemi një ekip që të ketë vazhdimësi si vitet e kaluara. Po bëhet një kampionat i bukur. Edhe skuadrat e fundit të renditjes po bëjnë kampionatin e tyre.

Prandaj kampionati është më i fortë. Nuk dihet kush do dalë kampion dhe kush do të shkojë në Europë. Parashikime nuk bëjmë dot, të gjitha bëjnë kampionatin e tyre. Kampionati deri në ndeshjen e fundit do jetë rrotë më rrotë.

Teuta më duket më favorite për titull, për arsye se kanë 2 vite bashkë si grup, janë forcuar, kanë zënë vend të dytë, të tretë, kaluan turn në Europë, morën Kupën, Superkupën, por edhe Partizani sot më pëlqeu, ka entuziazëm. Tirana ka shumë oshilacione nga ndeshja në ndeshje, nuk e bëjnë dot diferencën”, u shpreh në fillim Devolli.