A është ky kampionat i bukur nga cilësia në rritje, apo në rënie në Superiore? Kjo është pyetja që bën shumëkush në Shqipëri e të cilës nuk ka ditur t’i japë përgjigje as trajneri i përfaqësues U21, Alban Bushi.

Ky i fundit, ka shpjeguar për “Sport News Plus” se sheh një kampionat interesant, por që mund të kishte qenë më cilësor nëse nuk do të kishte pasur eksod futbollistësh.

“Nuk mund të them se është më i bukuri por është interesant se janë shumë skuadra në luftë. Superiorja jonë ka qenë e nivelit të mirë, kemi qenë produktivë se shumë kanë ikur jashtë.

Nëse ata do të luanin në kampionatin shqiptar do të kishim një ligë edhe më cilësore. Marr shembull këta që kanë ikur së fundmi, i prodhojmë dhe ikin e është diçka e mirë për ne, rrisim futbollistë të mirë.

Në këtë kampionat askush nuk i ka komponentet. Por më ka pëlqyer Vllaznia se ishte ekip i vogël në komponentet që ka, edhe pse nuk kishte shumë lojtarë, vetëm 12-13 lojtarë e mund të jetë pretendente. Nuk e ka tani presionin dhe është ekipi që po i merr ndeshjet me qetësi.

Mendoj se do të jetë aty akoma e do të jetë pretendent. Edhe Teuta është shumë e mirë, nuk ka bërë shumë, shumë mirë, por as shumë, shumë keq, ka patur ekuilibër. Ka atmosferë të mirë dhe mendoj se Teuta e Vllaznia do të jenë kryesorët për titull”, tha Bushi. /vipsport/