Vllaznia U19 ka marre nje fitore shume te rendesishme pasditen e sotme ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj skuadres kampione ne fuqi te vendit per kete grupmoshe, Akademise se Futbollit.
Ndeshja eshte luajtur ne fushen sportive te “Basanias” ne Bushat dhe eshte shoqeruar me emocione shume te medha. Kjo sepse miqte kane shenuar te paret dy here dhe shkodranet ia dolen ta permbysin kete disavantazh.
Ne pjesen e pare kane shenuar Buci dhe Koci ne minutat 33 dhe 39 duke bere qe pjesa e pare te mbyllej ne shifrat 2-0 per miqte nga kryeqyteti. Nje rezultat i tille krijoi pershtypjen se do te ishte shume e veshtire permbysja por nuk ndodhi keshtu.
Djemte e drejtuar nga Vioresin Sinani kane besuar dhe ia kane dale. Ka qene sulmuesi Rigers Musaraj qe ka ngushtuar shifrat ne minuten e 56-te dhe me pas do te ishte mesfushori Arval Maliqi qe 10 minuta me vone do te shenonte golin e barazimit.
Presioni ne kerkim te golit te fitores u shtua, por ai vonoi te dilte ne drite dhe u duk se gjithçka do te mbyllej ne shifra te barabarta por nuk do te mendonte keshtu sulmuesi Antonio Delaj qe shenoi golin e fitores ne minuten e 94-te.
Perfundimisht 3-2 per Vllaznia U19 qe me kete fitore u ngjit ne kuoten e 23 pikeve dhe per momentin mban vendin e katert ne renditje, por ka dy ndeshje me pak te luajtura se tre skuadrat e kreut dhe ne rast fitoreje te tyre, do te ngjitet ne vendin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/