Mesfushori i Egnatias, Bruno Telushi do i nënshtrohet nesër një operacioni. Vlonjati do duhet të qëndrojë jashtë fushave për gjashtë muaj, duke mbyllur kështu sezonin. Ende nuk dihet se cili është dëmtimi për 31 vjeçarin, që do lërë një gropë të madhe në mesin e fushës te skuadra rrrogozhinase.

11 ndeshje dhe 2 gola për yllin e mesfushës, që pas kthimit në Superligë firmoni për një sezon me Egnatian të rikthyer në elitë. Koha e rikuperimit është e gjatë për Telushin, që shpreson të shkojë gjithçka mirë.

Gjatë karrierës, Telushi ka luajtur me klube si Flamurtari, Virtus Entela në Itali, Slaven Belupo në Kroaci, Neftchi në Azerbajxhan apo edhe Partizani apo Kukësi.

Por nderkohe, para se te firmoste me Egnatian, mesfushori vlonjat ka qene ne bisedime te gjate me drejtuesit e Vllaznise por ne fund akordi u prish dhe ai perfundoi ne Rrogozhine.