Tirana ia doli të mundë 2-1 Teutën, në sfidën e javës së 14-të të Abissnet Superiore. Bardheblutë realizuan me Totre dhe Seferi, ndërsa për durrsakët shënoi Gruda. Sfida ishte tejet e luftuar, me të dyja skuadrat që dhuruan spektakël.Pas takimit për Gol Pas Poli foli trajneri i “djemve të detit”, Edi Martini.

“Ndeshja– Unë them që kjo ka qënë ndeshja më e mirë e ekipit për këtë sezon. Kontrolluam lojën. Shpërdoruam shumë raste.

Ndryshimet– Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra. Janë të njëjtët aktorë në fushë. Besoj shumë.

Kishim raste flagrante. Të humbësh 5 raste në një ndeshje janë shumë. Kemi patur kontrollin e topit. Na duhet të rregullojmë diçka.

Titulli- Besoj se edhe ne do kapim formën tonë. Objektivi jonë është i vështirë. Edhe Kukësi, Laçi e Vllaznia po bëjnë mirë.

Merkato- Kemi 2-3 emra për në merkato. Shpresojmë që t’i afrojmë. Duhet të jemi më striktë te blerja e lojtarëve. Përforcimet nuk na kanë dhënë pritshmëritë./newsport/