Orges Shehi, më intervistën me “Gol pas Goli”, shpjegoi ndryshimet e modulit të lojës së bardhebluve dhe ndërrimet në ndeshjen me Teutën që ishin të detyruara.

“Ishte ndeshje mes dy rivalëve. Teuta edhe pse ka më pak pikë se vjet, është skuadër shumë e mirë. Ne ishim më efikasë, ndoshta në disa momente mund ta kishim zgjidhur më mirë, duke mos u dhënë mundësi kundërshtarëve të godisnin portën tonë. Na bën shumë mire kjo fitore, pas asaj luhatjeje në ndeshjen me Laçit.”

Ndryshimet në sulm: “Kemi ndryshuar ndoshta me disa indivivë, por edhe me modul. Në këtë ndeshje, në modul, dhe menduam ta zgjidhnim ndeshjen në thellësi. Ngoo ka dhe një dëmtim në kavilje, menduam ta zgjidhnim në këtë mënyrë.”

Ndërrimet, joefikase: “Nga jashtë, shihet ndryshe. Tri ndërrime ishin të detyruara. Xhixhën kisha frikë ta lija më gjatë, sepse vinte pas një dëmtimi. Lojtarët kërkuan ndërrimin, ishim të detyruar. Nuk i ruajta për Partizanin.

Totre? I dimë cilësitë e tij, ka dy vite kontratë me ne. Nuk besoj se ndonjë klub të jetë aq i fuqishëm sa të prishim objektivat tona. Titulli? Është shumë e gjatë gara, as Teuta, as Partizani nuk mendoj se janë jashtë gare.

Tirana pa Ngoo: “Michael është pika jonë e referimit. Ndoshta ne po shohim vetëm Ngoo, por s’duhet t’ia faturojmë atij problemet.