Vllaznia U20 ne volejboll ka hedhur nje hap te rendesishem drejt fitimit te titullit kampion per kete sezon. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ne finalen e pare ndaj ekipit te Dinamos.

Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte ndjekur me interes nga tifozerite e te dy ekipeve, por Vllaznia ka luajtur me mire dhe e ka merituar fitoren.

Ajo e ka fituar setin e pare ne shifrat 25-17, nderkohe qe edhe ne te dytin ka udhehequr vazhdimisht por ne fund leshon diku duke e rihapur ndeshjen, megjithate ne fund do te fitonte 26-24.

I treti nderkohe nuk ka shume histori dhe vajzat kuqeblu te drejtuar nga trajneri Ferdinand Bardeli e kane fituar lehte 25-13 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me shifrat 3-0.

Per kete fitore kane kontribuar lojtaret e formacionit te pare e pikerisht Baroti, Gjyshja, Kuçi, Erkoçi, Beci, D. Kodra, Malaj, por edhe Ballçiti, Mikopula, Malaj, Gruemira etj.

Finalja e dyte do te luhet te dielen e ardhshem ne Farke dhe ne rast fitoreje, ekipi i Vllaznise do te shpallej kampion i Shqiperise per sezonin 2021-2022./SHKODRA-SPORT.COM/