Vllaznia U-21 ka arritur të fitojë bindshëm kundër Kukësit U-21 me rezultatin e thellë 4-0. Shkodranët s’e kanë diskutuar në asnjë moment triumfin duke marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme.
Ne pjesen e pare ka qene sulmuesi Ivziku qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 10-te dhe me kete gol do te mbyllej ajo.
Po ky lojtar do te shenonte edhe golin e dyte ne pjesen e dyte, ndersa pak minuta me vone shkodranet do te fitonin te drejten e nje 11-metershi. Ate do ta merrte persiper ta gjuante Hoxha, por ai preferon nje skeme me Ivzikun dhe eshte ky i fundit qe e dergon topin ne rrjete.
Pak para fundit do te ishte mbrojtesi Pusi qe do te shenonte edhe golin e katert dhe te fundit duke kompletuar kesisoj fitoren e thelle te Vllaznia U21 ne shifrat 4-0.
Me kete fitore, ekipi shkodran vazhdon te kryesoje me merite renditjen me pike te plota- 6 pas dy javesh kampionat dhe me golaverazhin 7-1./SHKODRA-SPORT.COM/