Humbja sot ndaj Partizanit, i ka kushtuar vendin e pare Bylisit dhe si rrjedhoje tashme eshte Vllaznia U21 qe ka “komanden” e kampionatit te kesaj grupmoshe. Ajo kishte fituar javen e kaluar ne tavoline 3-0 ndaj Apolonise per mosparaqitje te kesaj te fundit dhe me kete trepikesh u ngjit ne kuoten e 27 pikeve.

E gjithe vemendja e ekipit shkodran ka qene e perqendruar tek perballja e sotme e Bylisit- rivalit te tyre kryesor, me Partizanin. Ne fund ka qene ky i fundit qe ka triumfuar me rezultatin 3-1 ne nje ndeshje me shume emocione.

Ne fillim kane qene te kuqte qe kane shenuar te paret me ane te sulmuesit nga Malesia e Madhe Klevis Dragaj, por ne fillimin e pjeses se dyte ka barazuar per Bylisin shkodrani Eridon Qardaku.

Megjithate sulmuesi Birçaj i Partizanit ne vijim do te shenonte dy gola njeri pas tjetrit duke i dhene fitoren 3-1 skuadres se tij. Ne kete menyre, pas javes se 21-te te kampionatit tashme ne vend te pare te renditjes eshte Vllaznia me 27 pike.

Ne vend te dyte eshte Bylis me 24 pike dhe Partizani eshte ngjitur ne vendin e trete me 24 pike. Shume interesante do te jete perballja e javes se ardhshme ne mes Vllaznise dhe Partizanit ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Nje fitore e skuadres se drejtuar nga Elvis Plori, do ta afronte edhe me shume ate me titullin kampion, ndonese pas do te jene edhe 5 ndeshje te tjera per t’u luajtur deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/