Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U21 pëson humbjen e parë. E mund Kukësi brenda në Shkodër

Vllaznia U21 pëson humbjen e parë. E mund Kukësi brenda në Shkodër

Ditën e sotme, për llogari të Kategorisë Superiore U21, Kukësi ka mposhtur kryesuesit e Vllaznisë me rezultatin 1-2. Ishte një ndeshje direkte me dy skuadra që pretendojnë maksimumin nga ky sezon, por sa i përket këtij takimi verilindorët duket se treguan më shumë dëshirë.

Kukësi kaloi në avantazh në minutën e 43 me anë të Rashës, ndërsa në minutën e 51 të fraksionit të dytë dyfishuan me anë të Hallaçit.

Në vazhdim, verilindorët menaxhuan rezultatin edhe pse në minutën e 81 pësuan nga Hoxha qe realizoi nga pika e 11-metershit, por që ky realizim nuk solli ndryshim dhe ata ia dolën të merrnin tre pikë të rëndësishme.

Tashmë, Kukësi shkon në kuotën e 22 pikëve, po aq sa Laçi ndërsa Vllaznia mbetet në kryesim me 25 pikë dhe vazhdon te jete serish pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion. /VipSport.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments