Vllaznia e Shkodres në futbollin e femrave ndonse me një lojë relativisht të mirë nuk ka arritur që të dale me pikë në ndeshjen e parë e cila ka përfunduar me fitoren 1-0 në favor të ekipit Fortuna e Danimarkës ndeshja e parë e turit të dytë të “Uefa women’s Champions League”, ndeshja që u luajt në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodër
Ndërsa ekipi tjetër shqiptarë ai i Mitrovicës Kosovë kanë pësuar humbje të thellë në sfidën e parë të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, duke u mposhtur 0 me 10 nga gjiganti evropian, Wolfsburg.
Ndeshja, që u zhvillua në “Fadil Vokrri”, i takoi plotësisht klubit gjerman që nuk ndalej së shënuari ndaj kosovareve.
Noelle Maritz e Pernille Harder realizuan nga tre gola. Dy i shënoi Claudia Neto e nga një Ewa Pajor dhe Hegland-Minde.
Takimi i kthimit zhvillohet më 25 shtator.
Mitrovica tashmë ka tejkaluar synimet në këtë edicion garash. Derisa kishte synimet për të marrë ndonjë pikë në raundin kualifikues, befasoi edhe veten duke fituar grupin dhe duke kaluar në fazën nokaut.
Është hera e parë që një skuadër kosovare luan në kete fazë të Championsit. Me suksesin e Mitrovicës, futbolli i femrave në vend ka prekur nivele të reja.
Gjon Gjeka