Pas asaj me Laçin, Vllaznia do të luajë të martën nje tjeter miqesore. Kete here kundër Otrant Olympic, sfidë e vlefshme si miqësore. Kjo ndeshje është programuar të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi shkodran që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, tregonte detajet e takimit.

Në këtë mënyrë trajneri Migen Memelli do të arrijë të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare në Facebook thuhej:

“Miqësore, Vllaznia – FK Otrant Olympic. E martë, 1 gusht, ora 19:00. Stadiumi “Loro Boriçi”. Forca Vllaznia”.

Siç eshte bere e ditur, klubi shkodran ka nder mend te zhvilloje 4-5 miqesore deri ne fillimin e kampionatit, ndeshje keto qe do ta ndihmojne stafin teknik per harmonizimin sa me te mire te lojtareve./SHKODRA-SPORT.COM/