Florijan Kadriu nuk është më një futbollist i Erzenit. Është vetë klubi që me një postim në rrjete sociale njofton mbylljen e bashkëpunimit.

“KF Erzeni njofton se kemi mbyllur bashkëpunimin me Florijan Kadriun. Klubi e falënderon për gjithçka dha me fanellën tonë dhe i uron suksese në karrierë”, shkruan klubi.

Kadriu ishte një titullar absolut për shijakasit duke luajtur plot 32 ndeshje e duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën.

Erzeni është në një situatë kaotike për momentin teksa pritet të ketë një eksod lojtarësh të cilët ende nuk dinë se kush do të jetë në krye të skuadrës, madje edhe prezenca në sezonin e ri të Superiores është në rrezik./newsport/