Humbja me Tiranën me rezultatin 2-1 pasditen e së shtunës, e ka kthyer me këmbë në tokë Vllazninë. Skuadra shkodrane po kalonte vërtetë momente të mira pas 5 fitoreve të arritura rradhazi, madje shumëkush filloi të mendonte për të kapur Europën por gjërat nuk kanë qenë kaq të thjeshta. Në ndeshjen ndaj bardhebluve, Vllaznia ka gabuar. Ndonëse nuk e ka merituar humbjen, ajo gjithsesi ka dalë e zhgënjyer nga “Qemal Stafa”. Bashkë me të edhe tifozët e shumtë që kishin udhëtuar nga Shkodra për ta mbështetur atë. Gabimet në rastet e dy golave të pësuar, mjaftuan që djemtë e Haxhiosmanoviç të fillojnë t’I bëjnë llogaritë ndryshe.

Tashmë ato kanë zbritur në vendin e tetë në renditje duke qenë shumë pranë zonës së ftohtë. Kalendari është shumë I vështirë. Të mërkurën, Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” ekipin e Flamurtarit, edhe ky I rrezikuar për rënien. Më pas, do të udhëtojë në fundjavë drejt Kavajës për t’u ndeshur me Besën, në një ndeshje shumë përcaktuese, për ta mbyllur kampionatin me takimin që do të luajë me Teutën në Shkodër.