Finalja e parë e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranës, që do të luhet të martën në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet me mjaft interes në Shkodër. Vllaznia konsiderohet me të drejtë favorite për fitimin e titullit kampion dhe prandja kapiteni I saj Ervin Berdica, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, ka bërë të ditur se ekipi I tij nuk I frikësohet aspak kundërshtarit por vetëm euforisë.

“Ne se kemi frikë Tiranën. Frikë kemi vetëm euforinë sepse kështu na ndodhi edhe në ndeshjen e dytë me UAT-në. Unë besoj se duke fituar ndeshjen e parë, do të mbyllim gjithçka sa i takon titullit që në takimin e tretë final”-m ka thënë ai.Ndeshja e nesërme pritet të ndiqet me interes të madh nga tifozët shkodranë dhe kapiteni Berdica, njeriu që ngriti kupën pak muaj më parë në Shkodër, është I mendimit se bashkë me tifozët, Vllaznia do të fitojë edhe kampionatin, madje ai shprehet se nuk do jetë nevoja aspak për të luajtur ndeshjen e katërt dhe të pestë sepse gjithçka do zgjidhet në tre ndeshjet e para. “Jemi të përgatitur për t’ia dalë me sukses në këto finale. Duke patur edhe mbështetjen e tifozëve tanë të zjarrtë, besoj se do ia dalim”- ka thënë kapiteni i ekipit të Vllaznisë.Pesë finalet e plej-ofit kanë ngjallur interes tek sportdashësit shkodranë të cilët janë të bindur se Vllaznia pas 14 vitesh do të rikthehet sërish tek titulli kampion.

Gjergj KOLA