HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, zbuloni emrat e 18 futbollistëve të grumbulluar ndaj Luftëtarit

Vllaznia, zbuloni emrat e 18 futbollistëve të grumbulluar ndaj Luftëtarit

Mbasditen e sotme ekipi i Vllaznisë ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, qytetit ku nesër do të luajë ndeshjen e rradhës ndaj Luftëtarit vendas. Kuqeblutë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në orën 11.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe tre orë më vonë kanë lënë qytetin e tyre për të marrë rrugën e gjatë drejt qytetit jugor.

Ndërkohë janë zbuluar edhe emrat e 18 futbollistëve që trajneri Armando Cungu ka marrë me vete për këtë ndeshje. Ato janë: Selimaj, Sherri, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi, Bardulla, Hasani, Lika, Çinari, Ribaj, Atsina, Gurishta, Vucaj, Kruja, Kalaja dhe Isufi. Me këtë kontigjent do të ndërtohet formacioni por ndërkohë edhe lojtarët e pankinës të cilët do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv ndaj Luftëtarit.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments