Dështimi i zhvillimit të mbledhjes së djeshme të Asamblesë së KF Vllaznia sh.a, natyrisht që ka sjellë zhgënjim tek futbollistët, drejtuesit dhe gjithë pjestarët e tjerë të skuadrës dhe klubit shkodran të cilët presin miratimin e një fondi që do të shkojë pastaj për rrogat e tyre. Mungesa e numrit të duhur të këshilltarëve ishte shkaku kryesor i moszhvillimit të kësaj mbledhje.

U mendua se ajo do të zhvillohej sërish ditën e hënë por në fakt është shtyrë edhe me dy ditë të tjera. Asambleja e KF Vllaznia sh.a do të zhvillojë mbledhjen e saj të rradhës më datë 27 shtator. Kështu është vendosur sot në mbledhjen e kryesisë së Këshillit Bashkiak Shkodër, mbledhje në të cilën ka asistuar edhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi i cili ka shpjeguar edhe njëherë rëndësinë e zhvillimit të kësaj mbledhje në ecurinë e mëtejshme të skuadrës dhe klubit. Kuptohet që tashmë të gjithë shpresojnë që edhe mbledhja e së mërkurës të mos dështojë sërish.
© shkodrasport.com