Skuadra pukjane zgjedh kapitenin e saj. Shiritin tek Tërbuni në këtë sezon do ta mbajë një shkodran. Bëhet fjalë për Valdano Nimanin. Stafi teknik dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë vendosur në këtë mënyrë nisur nga përvoja dhe eksperienca e madhe që ka ky futbollist.

30 vjeçari që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Vllazninë apo Laçin shumë vite në Superligë, tashmë i është bashkuar pukjanëve në përpjekjet e tyre për t’u rikthyer në mes ekipeve më të mira të vendit. Padyshim që Nimani do të mundohet të japë më të mirën e tij dhe mbajtja edhe e shiritit të kapitenit tashmë do ta motivojë edhe më shumë. Një sezon më parë, ai luajti për Kamzën duke e ndihmuar atë të ngjitet në Superligë. Mbase është me shans dhe të njëjtën gjë do të bëjë tani edhe me Tërbunin. Bashkë me disa shkodranë të tjerë, ata kanë fituar tashmë edhe besimin e drejtuesve të këtij klubi por edhe të tifozëve pukjanë që presin shumë prej tyre.

© shkodrasport.com